Aksidentoi 78-vjeçaren në Tiranë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit

0
Aksidentoi 78-vjeçaren në Tiranë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit
Gjigandi

Pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet, drejtuesi i të cilit aksidenton një shtetase në Tiranë, Policia ka sqaruar sot se specialistët e qarkullimit rrugor kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe kanë referuar materialet në Prokurori.

Në një njoftim për shtyp, policia ka shtuar se shtetasi S. Ll., 60 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi S. Ll. drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu