Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 2 viktima dhe 4 të plagosur

0
10
Gjigandi

Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shqipëri në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se si pasojë e përplasjes ka 2 viktima dhe 4 të plagosur.

Dy viktimat kanë qenë në të njëjtën automjet, ndërsa me ta ka qenë një prej të plagosurve.

Mësohet se dy automjete, Opel Zafira dhe Ford, janë përplasur me njeri-tjetrin në vendin e njohur si “Buzëmadh”.

“Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë./Ora News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu