Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në aksin rrugor Milot – Mamurras në Kurbin. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në afërsi të mbikalimit të Sanxhakut.
Mësohet se shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.
Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /abc24.al/