Shqipëria ndalon qeset plastike njëpërdorimshe, Rama: Të bëhemi pjesë e ndryshimit të madh prej 1…

0
10
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje sot që të gjithë të bëhen pjesë e ndryshimit të madh mjedisor e kulturor, që nis prej 1 qershorit me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë një video për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbrojtur mjedisin.

Qeset plastike njëpërdorimshe do të ndalohen në Shqipëri prej 1 qershorit 2022.

Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo njëzet e gjashtë mijë tonë në vit përafërsisht.

Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.

Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.

Në këtë kuadër, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshe të ndalohet me ligj.

Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu