Bjellorusët e Vlorës/ Të vetmit turist të huaj në qytetin bregdetar

0
Gjigandi

Qershori në Vlorë duket se është muaji i bjellorusëve. Guidat u janë përshtatur turistëve të parë që erdhën pas hapjes së kufijve të cilët kanë pushtuar qytetin i cili çdo vit në këtë periudhë priste më së shumti plazhistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

“ Unë jam Katerina, jam 30 vjeçe Prej 10 ditësh ndodhem këtu dhe ditëlindjen time këtë vit e festova në Shqipëri. E kam shijuar shumë këtë ditëlindje dhe është dhurata më e bukur që i kam bërë vetes”, tha një turiste.
“ Prej 3 ditësh ndodhem në Shqipëri e jam e lumtur për çdo gjë që po përjetoj këtu dhe aspak e shqetësuar nga covid 19.
Është bukur këtu as ftohtë e as shumë ngrohtë, është hera e parë që ndodhem këtu…do të kthehem sërish .Ndihem e sigurt pasi këtu është më shumë siguri dhe ne respektojmë distancat sociale.
Kam qenë para 5 vitesh në Tiranë dhe më pëlqeu ky vend dhe prandaj u ktheva sërish me familjen time. Gjithashtu është vendi i parë që u hapin kufijtë”thanë disa turistë të tjerë.
Strukturat hoteliere në Vlorë po bëhen gati edhe për turistët e fundjavës që priten nga Kosova.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu