Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, plagosen dy të rinjtë

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme  në aksin Milot-Rrëshen, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.

Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në dalje të zonës së Rubikut, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy të rinj nga Tropoja.

Policia mësohet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu