Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 39-vjeçari

0
Gjigandi

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e policisë për bimë narkotike pak kohë më parë, i riu ka qëlluar një punonjës të bluve.

39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Goditi, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë, kapet dhe ndalohet 39-vjeçari.

Shërbimet  e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  ndaluan shtetasin  A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

RonaTyra

Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu