Dëmtuan stadiumin dhe goditën policinë, arrestohet një person

0
Gjigandi

Një 24-vjeçare u arrestua nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur  gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani ku 24-vjeçari i ndaluar, së bashku me persona të tjerë dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.

I riu akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. V., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.10.2022, në Pogradec, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, 24-vjeçari i ndaluar, së bashku me persona të tjerë, dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu