Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë

0
Gjigandi

Tre persona janë plagosur pas një aksidenti në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.

Sipas policisë, më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40 pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues  Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë plagosur drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.

 

RonaTyra

p.k\dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu