Agnelli flet për Superligën: UEFA ndërpreu dialogun, Ceferin e mori si sulm personal

0
Agnelli flet për Superligën: UEFA ndërpreu dialogun, Ceferin e mori si sulm personal
Gjigandi

Në vazhdën e eventit “Il Foglio” në “San Siro”, organizuar nga “Giornale” në Milano, numri një i Juventusit, Andrea Agnelli, ka folur për Superligën. “Projekti i Superligës ka pasur një moment domethënës; ku jepte shpjegime të detajuara për klubet.

Ishte një marrëveshje prej 160 faqesh. Ne kërkuam një dialog me UEFA-n dhe FIFA-n si pikë të parë. Përcaktimi i garave është një temë tjetër. Ajo që të kthjellon është reagimi i ashpër i institucioneve ndërkombëtare, disa klube u trembën dhe u tërhoqën.

Për të pasur një betejë ligjore të këtij kalibri duhet të kesh shpatulla të gjera dhe të besosh se modeli aktualisht organizues mund të ketë rishikime. UEFA është rregullator, gjyqtar, operator tregtar, monopolist.

Nuk është një organizatë moderne dhe apeli në gjykatë është që të ketë konkurrencë të lirë në tregun e lirë. Të gjitha funksionet nuk mund të përqendrohen në një operator të vetëm.

Do të presim paqësisht gjykimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Tani, dialogu me institucionet është ndërprerë. Me sa duket, Ceferin e ka parë këtë si një sulm personal, por nuk është kështu. Koha do t’i vërtetojë më mirë gjërat”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu