Rose: Qeveria vendosi për rikthimin e Premier League, po mua nuk më intereson fare

0
Gjigandi

Qeveria britanike vendosi për rikthimin e futbollit, ku dha dritën jeshile për datën 1 qershor. Megjithatë ka disa opinione, ku disa janë kundër rifillimit. 

Një deklaratë shokuese erdhi nga Danny Rose, i cili mendon se parësor është shëndeti.

”Qeveria vendosi për rikthimin e Premier League. Ajo do të rifillojë futbollin vetëm për të rritur moralin e popullit në këtë situatë të vështirë. Epo mua nuk më intereson fare për moralin e popullit”, deklaron mbrojtësi i Tottenham.

“Jeta e njerëzve është në rrezik. Nuk duhet të flitet për futboll, deri sa numri i personave që humbin jetën të bie masivisht”, mbyll anglezi. Britania e Madhe është vendi i dytë në Europë, pas Italisë për numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu