Georgina Rodriguez bën postimin e parë pas humbjes së djalit

0
Georgina Rodriguez bën postimin e parë pas humbjes së djalit
Gjigandi

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka postuar për herë të parë në “Instagram” pas humbjes së djalit të porsalindur.

Ajo ka shprehur dashurinë e saj për futbollistin, duke postuar një fotografi të CR7, i cili shihet teksa drejton duart drejt qiellit në shenjë nderimi për binjakun që ndërroi jetë.

Gjesti i tij emocional erdhi kur sulmuesi i Manchester United shënoi kundër Arsenalit.

Futbollisti i njohur, njoftoi me datë 18 prill se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre të ekspertëve. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”, u shpreh futbollisti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu