Manchester City vjen me ofertë për Bonuccin, Juventusi i përgjigjet menjëherë asaj

0
Gjigandi

Juventusi nuk heq dorë nga Leonardo Bonucci dhe refuzon një tjetër ofertë të Manchester City-t me Pep Guardiolan që vazhdon të këmbëngulë për mbrojtësin e kombëtares italiane.

Trajneri spanjoll i Citiziens e dëshiron me çdo kusht në Premier League Bonuccin, por vështirë se do t’ia shkëpusë lojtarin që sapo ka mbushur 33-vjeç klubit bardhezi.

Së bashku me Chiellinin kanë krijaut stabilitet në mbrojtjen e Juventusit, andaj klubi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

Ai paraprakisht ishte larguar për tek Milani, por u kthye vetëm pas një sezoni të luajtur me skuadrën rossonere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu