Gjykata e Tiranës ka reaguar këtë të martë në lidhje me ish-kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmaku pasi u kap nga policia italiane me 20 kilogramë kokainë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se organi i akuzës kërkoi 9 muaj burg për Kajmakun, ky i fundit u lirua nga akuzat nga gjykata.
Mësohet se arsyeja ka qenë se nga provat e paraqitura nga organi i prokurorisë nuk provohet se ka konsumuar të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të konsiderohet e kryer.
Sakaq, gjykata njofton se “Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga organi i akuzës me objekt: “Ndryshimin e Vendimit Penal Nr. 3549, datë 30.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, lidhur me procedimin penal nr. 8185 viti 2019, në ngarkim të të pandehurit A.K., përsa i përket fajësisë së të pandehurit për veprën penale të “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i K. Penal” dhe dosja gjyqësore në datë 08.02.2022 është përcjellë për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.
Detaje rreth Agim Kajmakut:
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022 me kokainë. Burime për median bëjnë me dije se Kajmaku është arrestuar në zonën e San Benedeto del Tronto me 20 kg kokainë.
Kujtojmë se fshehja e një dënimi në Greqi për falsifikim parash në formularin e dekriminalizimit çoi në shkarkimin e Kajmakut nga drejtimi i bashkisë së Vorës. Pasi u zgjodh në krye të bashkisë më 30 qershor 2019 ai u denoncua nga PD për fshehjen e dënimit. Kjo akuzë u vërtetua nga prokuroria e Tiranës e cila mori informacione nga autoritetet greke. Në një letërporosi autoritetet greke konfirmuan se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.
Provat e gishtërinjve që vërtetonin akuzat e Kajmakut i provuan akuzat, ndaj KQZ i hoqi mandatin Kajmakut. Që prej Nëntorit të 2019, Agim Kajmaku i është fshehur drejtësisë. Ai u arrestua u arrestua në 2020 në një spital pasi vuante nga probleme shëndetësore. Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin një të Bashkisë së Vorës, nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Në qershor të 2020, Agim Kajmaku dorëzua Polici, pas disa muajsh arrati, ndërsa gjykimi ndaj tij po zhvillohet në gjendje të lirë.