Sherri për motive të dobëta në Berat, reagon policia

0
32
Gjigandi

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat.

Mësohet se shtetasi me iniciale A. (A) B., 35-vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë 44-vjeçarin D.D.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.(A). B., 35 vjeç, banues në Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Çlirim”, Berat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin D. D., 44 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu