Edhe BE flet për njohje reciproke midis Serbisë dhe Kosovës

0
11
Gjigandi

Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi shumicën e amendamenteve në tekstin e rezolutës për Serbinë, në të cilën i kërkohet harmonizim më i afërt me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, me theks të veçantë kërkesën që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por edhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, për të vazhduar rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Për herë të parë në raportin e miratuar shprehimisht shprehet pritshmëria e “njohjes reciproke” të Serbisë dhe Kosovës, gjegjësisht se Beogradi dhe Prishtina pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht obligative të bazuar në njohjen reciproke.

Kjo është në përputhje me mesazhet e drejtpërdrejta dhe të mprehta për njohjen e Kosovës nga kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd dhe Prishtinë, ku presidenti serb Vucic tregoi se sa shumë ishte irrituar nga kjo deklaratë.

Sot në Bruksel mbahet Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), i cili votoi për amendamentet e rezolutës së raportuesit të PE për Serbinë, Vladimir Bilçik.

Në dokument thuhet se Serbia, si kandidate për anëtarësim, duhet të tregojë respektimin e politikave dhe standardeve të BE-së, ndër të tjera në lidhje me Rusinë, ku Beogradi duhet të respektojë masat kufizuese të Bashkimit, të rishikojë marrëdhëniet në sferën ekonomike dhe politikën e mbrojtjes, dhe luftë kundër dezinformatave nga Kremlini. U refuzuan gjithashtu disa amendamente. Raporti u miratua me 50 vota pro dhe pesë vota kundër. Parlamenti Evropian do të vendosë për këtë rezolutë në korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu