Afganistani shkëmben të burgosurit me talibanët

0
Gjigandi

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se qeveria e tij është e gatshme për t’i liruar tre të burgosur talibanë në shkëmbim të dy profesorëve të rrëmbyer të Universitetit Amerikan të Afganistanit në Kabul.

Ghani tha se të burgosurit talibanë do të lirohen vetëm nëse grupi militant i liron shtetasin australian, Timothy Weeks, dhe amerikanin Kevin King, të cilët ishin rrëmbyer nga militantët në gusht të vitit 2016.

“Përpjekjet tona të përbashkëta për t’i gjetur dy profesorët nuk kanë dhënë rezultate dhe informatat që kemi na tregojnë se shëndeti dhe siguria e tyre janë rënduar gjatë kohës sa janë duke u mbajtur nga terroristët rrëmbyes”, shtoi presidenti afgan.

Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve mund ta hapë rrugën për bisedime të paqes mes talibanëve dhe qeverisë afgane. Grupi militant deri tash ka refuzuar të bisedojë me qeverinë afgane, duke thënë se ajo është kukull e Shteteve të Bashkuara.

Për zgjidhjen e konfliktit të brendshëm në Afganistan është angazhuar edhe komuniteti ndërkombëtar. Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se është i gatshëm të ndërmjetësojë mes dy palëve, ndërsa edhe Kina ka mbajtur takime me talibanët dhe qeverinë afgane për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë, shkruan “Free Europe”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu