Adriana Matoshi reagon për dukjen në Kuvendin e Kosovës: Veshja nuk më bën as deputete të keqe, a…

0
Adriana Matoshi reagon për dukjen në Kuvendin e Kosovës: Veshja nuk më bën as deputete të keqe, a…
Gjigandi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ditën e sotme (e martë) mori vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Ajo u komentua mjaft shumë për dukjen e veçantë, në një triko të gjerë, fustan interesant e atlete të bardha.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta, e madje për këtë veshje mori edhe kritika e ofendime në rrjete sociale.

Adriana Matoshi (Foto: Arbresh.Info)

RonaTyra

Lidhur me këtë, aktorja nga Gjilani ka bërë një reagim në Facebook duke thënë që veshja nuk e bën as deputete më të mirë, e as më të keqe.

Postimi i plotë i Matoshit (pa ndërhyrje):

“Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.

Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!

Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!”. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu