Kosova si gjithmonë ka pasur dhe ka futbollistë cilësorë. Në vitet e 90-ta (1991-1999), populli shqiptarë i Kosovës ishte para një gjendje të rëndë, përballej me okupatorin serb. Sportistët zhvillonin aktivitetet e tyre dhe në fusha të improvizuara, vazhdimisht ishin të sulmuar nga milicia serbe.
Adnan Aliu i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë futbollist i dëshmuar dhe kontribuues për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Aliu ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, e cila me 14 shkurt të vitit 1993 zhvilloi ndeshjen revyale me Shqipërinë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshje që u fitua nga kuqezinjtë me rezultat 3:1.
Aliu asnjëherë nuk u ndal por iu kundër fuqishëm regjimit kriminal serb. Ai sot ndihet i lumtur që Kosova sot është shtet dhe sportistët i zhvillojnë garat në stadiumet dhe palestrat sportive që u ndërtuan me djersën e popullit shqiptarë.