Acerbi: Jemi të gjithë të befasuar. Duam një shpjegim

0
Gjigandi

Vendimi i qeverisë italiane për kthimin në stërvitje të skuadrave nga 18 maji nuk është pritur mirë në shtëpinë e Lazio-s. Pas Marco Parolo-s, tani ka ardhur edhe shfryrja e Francesco Acerbi-t.

“Jemi befasuar nga vendimi, mendoj se flas në emër të të gjithëve”, ka thene qendërmbrojtësi i bardhekaltërve për Lazio Style Radio.

“Futbolli, përveçse sporti më i dashur në botë, është edhe një industri shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Do të donim një përgjigje mbi arsyen e marrjes së këtij vendimi”.

“Tani është e vështirë, koha nuk premton dhe rrezikojmë të mos e përfundojmë kampionatin: ekziston rreziku që të ketë një përplasje me sezonin e ardhshëm. Edhe për këtë është e rëndësishme të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur të stërvitemi”.

“Unë jam një futbollist dhe nuk dua të bëj polemika, por një gjë nuk e kuptoj: nëse mund të vrapohet në parqe, nuk kuptoj pse nuk mund ta bëjmë ne në qendër sportive. Nuk më duket një gjë e drejtë”, ka përfunduar Acerbi.  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu