Abrashi me biçikletë, shenjëzën shtegun e biçikletave në hyrje të Fushë Kosovës

0
Gjigandi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, së bashku me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”, sot kanë bërë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.

Abrashi, ka deklaruar se secila rrugë që do të ndërtohet, do të ketë shtegun e çiklizmit, derisa theksoi se rrugët aktuale që i shfrytëzojnë këta të fundit, do të shenjëzohen.

“Ka disa ditë, që me “Marakli t’biçikletave”, jemi takuar kemi diskutuar, se qysh të përmirësojmë infrastrukturën rrugore, sa i përket çiklizmit, po mendoj që është koha e fundit që standardet evropiane të fillojmë t’i implementojmë edhe në fushën e infrastrukturës. Sot përmes këtij aktiviteti simbolik, bashke me ministren Dumoshi, Marakli të biçikletave, kemi bërë shenjëzimin e shtegut për çiklizëm. Ajo çka do të bëjmë në vijim është që së bashku me “Marakli t ‘çiklizmit” dhe me të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë transport të hartojmë plane rregullore të reja, standarde për ministrin edhe për komunat në mënyrë që secila rrugë e re që projektohet të ketë shtegun e çiklizmit. Përpos kësaj në rrugët aktuale për rreth Prishtinës që shfrytëzohen nga çiklistët ne do të vendosim shenja”, ka thënë Abrashi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, u zotua se do t’i mbështesë federatat sportive.

“Ne si Ministri i mbështesim federatat sportive dhe biçiklistët, kjo është më shumë për sigurinë, pastaj ruajtja e ambientit. Gjithsesi ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje stazave të çiklizmit”, ka thënë ajo.

RonaTyra

Kurse, Berat Rakovica, nga “Marakli t‘biçikletave”, ka falënderuar ministrin Abrashi, për përkrahjen, derisa shpreson se në të ardhmen do të ketë kushte më të mira për çiklistët.

“Falënderojmë Ministrin Abrashi që na ka përkrah dhe na ka siguruar që edhe në të ardhmen ka me na përkrahë, do të vendos standard për rrugët e çiklistëve. Nuk mjaftojnë vetëm këto shenjëzime, duhet me i pas edhe disa pengesa për automjetet. Më vjen mirë që e kanë marrë si punë prioritare çiklizmin, sportin”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu