Kryetari i Këshillit Shkencor dhe Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media pak ditë më parë për jahtin e manjatit rus Roman Abramovich i cili i ishte afruar ujërave shqiptare.
Tare thotë se “My Solaris” nuk e prekur fare cepin e ujërave shqiptare dhe as nuk u ankorua në një prej porteve tona por preferoi Malin e Zi.
Ai shton se po të hynte në ujërat e vendit tonë do i shërbehej menjëherë dhe nëse do kërkonte mbrojtje ambasada britanike do ishte e para që do përgjigjej duke shpjeguar edhe arsyen.
Postimi i plotë i Auron Tares
MY Solaris
Yacht built in 2021
Flag: Bermuda
E ceku se ceku
Kryelajm i gjitha mediat tona. E ceku apo jo cepin e ujrave te Shqiperise, Jahti i Abramovich?
Fatkeqesisht MY Solaris nuk hyri fare ne ujrat tona le me te ankorohej ne nje prej Porteve Shqiptare. (Preferoi Malin e Zi)
Se po te hynte jo vetem qe do ti sherbehej menjehere por ne se do te kerkonte mbrojtje, Ambasada Britanike do te ishte e pare qe do ti pergjigjej.
Pse? MY Solaris lundron nen flamurin e Bermudes (territor nen Kuroren Britanike) i cili mban simbolin e Britanise se Madhe dhe Irlandes apo me thjesht simboli i Marines Britanike.
Sipas ligjit te se drejtes detare cdo anije qe mban kete simbol ka te drejten e mbrojtjes se autoriteteve britanike, sherbim konsullor britanik si dhe mbrojtjen e Flotes Britanike.