Lulzim Basha do të mbledhë sot Kolegjin e Kryetarëve

0
Lulzim Basha do të mbledhë sot Kolegjin e Kryetarëve
Gjigandi

PD pritet të mbledhë Kolegjin e Kryetareve sot në orën 17:00, pasdite. Ky zhvillim vjen pas situatës së krijuar brenda Partisë Demokratike për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Pikërisht për këtë shkak, një pjesëe e konsiderueshme e grupit parlamentar demokrat i kanë kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Lideri i PD është deklaruar i gatshëm të ofrohet për një hap pas dhe për gjetjen e çdo zgjidhje që çon në bashkimi e demokratëve.

Një ditë më parë, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku pati diskutime të forta, Basha tha për mediat:

“Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu