A është e dëmshme të hani çdo ditë vezë?

0
46
Gjigandi

Disa rregulla në të ushqyer janë intuitive. Ju e dini që duhet të konsumoni perime çdo ditë ashtu siç e keni të qartë që duhet të shmangni ushqimet e shpejta dhe ato të skuqura. Pavarësisht kësaj, sërish pyesim: A bëj mirë nëse ha çdo ditë vezë?

Vezët janë mendimi i parë që na vijnë për një vakt mëngjesi. Përgatiten shpejt, s’kanë kosto, janë të shijshme dhe me vlera ushqyese, por si ndikojnë nëse konsumohen çdo ditë?

Në studime të kryera më herët, konsumi i shpeshtë i vezëve s’ishte dhe aq i këshillueshëm për shkak të kolesterolit natyral që përmban, por një studim i kryer në Harvard, arriti në konkluzionin se njerëzit nuk kanë pse ia ndalojnë vetes një vakt që përmban vezë dhe se nuk ka asnjë lidhje mes tyre dhe problemeve kardiovaskulare.

Përkundrazi, një vezë në ditë mund të ndikojë për mirë në shëndetin e zemrës tek individët që gëzojnë shëndet të plotë. Nëse do të flasim në vija të përgjithshme, për aq kohë sa veza është pjesë e dietës suaj të shëndetshme (bashkë me një sallatë apo me një pjatë perime), mund ta konsumoni pa problem çdo ditë.

Të ngrënit vezë në mëngjes sjellë një mal me përfitime shëndetësore, falë proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme që posedon.

Priza.al ju sjell 5 arsyet përse duhet të hani vezë:

  • Vezët iu mbajnë të ngopur më shumë sesa tosti ose drithërat;
  • Proteina dhe yndyrnat në vezë sigurojnë nivele të larta energjie, duke iu mbajtur juve të ngopur deri në vaktin ushqimor të drekës.;
  • Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës;
  • Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor;
  • Vezët janë një burim i madh i proteinës;
  • Vezët përmbajnë sasi të mjaftueshme të plotësimit të nevojave ditore si të aminoacideve, ashtu edhe të proteinave;
  • Vezët ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe mbamendje;
  • Vezët përmirësojnë shikimin;
  • Të dy antioksidantët që kanë në posedim vezët, lutini dhe zeaksantini, mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë. Gjithashtu, ushqimi në fjalë mbron sytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu