Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën duke u shprehur se ai ka procese hetimore me FBI-në, autoritetet belge dhe ndonjë qeveri tjetër ndërkombëtare.
Në një prononcim për mediat, Berisha është pyetur nëse do të kërkojë nga SPAK, hetimin e Lulzim Bashës.
Berisha deklaroi se kryeministri Rama ja ka mbyllur dosjen dhe se ai nuk do mund t’ja hapë dot.
Berisha: Unë nuk kam patur ndonjëherë, e kam deklaruar me kohë që është peng i Ramës. Faktet prokuroria i disponon të gjitha, por mund të them me pëërgjegjësi të plotë, ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi kur i doli në LED çështje e inceneratorit. Pas këtij emisioni, nuk deklaroi që i ka mbyllur atij dosjen ruse. Unë në atë kohë që unë e mohoja se ishte ruse, sipas Ramës ka qenë ruse. Është shumë thjeshtë e hetueshme. Tani që ka dhën ëdorëheqjen, është anëtar i Grupit Parlamentar. Ka një seri procesesh. Ka procesin me FBI-në, me drejtësinë belge dhe me ndonjë drejtësi tjetër, me afera ndërkombëtare.
Pyetje: A do i kërkoi SPAK të hetojë Lulzim Bashës?
Berisha: Po bën shaka apo e ke me vërtetë. Edi Rama e mbylli dosjen. E pohoi ai në Kuvend, tha SPAK-u është i PS-së. Ata mbyllin dosjen, dhe ti më thua që unë të kërkoj hapjen.
Pyetje: I druheni kësaj krijese së PS SPAK?
Berisha: Absolutisht, as gjëje mbi tokë nuk i druhem unë sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm.