5 hapa për të shtuar ndjekësit në “Instagram” – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Blogerja dhe ekspertja e rrjeteve sociale, Marianna Heëitt, foli për Elle Australia mbi mënyrat për të rritur numrin e ndjekësve në Instagram, si të përqafojmë teknologjinë dhe blogun si një brand personal. Kur vjen puna te blogjet, gjithçka rrotullohet rreth numrave. Prioriteti juaj fillestar duhet të jetë rritja e numrit të ndjekësve, pasi shpeshherë, përkthehet në më shumë mundësi për ju si blogerë. Në Instagram, e para duhet të jetë cilësia. Nëse keni një profil të kënaqshëm estetikisht, ndjekësit tuaj potencial tërhiqen që në vështrim të parë. Pa klikuar asnjë foto tuajën, kushdo që sheh profilin tuaj duhet të jetë i aftë të krijojë një përshtypje të kontetit që postoni. Hapi i parë: Zhvilloni një sens estetik. Ky hap ecën krah për krah me profilin e bukur për syrin. Çdo blogere ka një mënyrë specifike si i bën, si i editon dhe si i poston fotot, ngjyra që shmangin dhe ngjyra që preferojnë. Me kalimin e kohës, profili juaj do të jetë më konsistent. Hapi i dytë: Bëni të mundur që llogari me më shumë ndjekës të ripostojnë fotot tuaja. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të fituar ndjekës. Blogeret e modës, për shembull, mund të postojnë një foto ku kanë veshur një brand specifik dhe ta etiketojnë brandin në fjalë – sidomos nëse e dini që ripostojnë foto të klientëve në Instagram. Liketoknoë.it riposton shpesh foto nga blogere mode, kështu që nëse keni një foto të mirë dhe etiketoni liketoknoë.it, mund të fitoni goxha ndjekës, shumë lehtë. Hapi i tretë: Komentoni dhe angazhohuni. Komentoni në profile të tjera, të ngjashme me tuajin. Kur veproni kështu, rrisni shikueshmërinë e profilit tuaj. Hapi i katërt: Bashkëpunoni me blogere të tjera. Zgjidhni blogere që kanë stil të ngjashëm me tuajin. Nëse keni mundësi, bëni foto bashkë dhe postojini në profilet respektive. Ju jepni ca nga ndjekësit tuaj dhe merrni të tjerë mbrapsh. Hapi i pestë: Përdorni statistikat. Nëse keni një profil biznesi në Instagram, merrni të dhëna të përditshme mbi fotot që janë parë, pëlqyer, komentuar më së shumti. Shihni çfarë ka popullaritet dhe postoni më shumë nga ai lloj kontenti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu