Zbulohet data, ja kur do të prezantohen pajisjet e reja të Apple – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kompania më e njohur e paisjeve teknologjike “Apple” tashmë vetëm sa ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen e saj vjetore që do të zhvillohet më 10 shtator. Kompania do të njoftoj telefonin e ri Iphone 11, në selinë e kompanisë Apple Park, në Kupertino, Kalifornia, raporton “The Verge”. Edhe pse Apple nuk ka treguar detaje të tjera në ftesat e saj, por thashethemet thonë se kompania nuk do të njoftoj vetëm Iphone 11, por do të ketë edhe befasira të tjera nga kompania. Thuhet se do të paraqiten edhe 3 modele të reja të Iphone XR, XS, dhe XS Max. Dy prej këtyre telefonave do të shfaqin sistemin e parë të kamerës së trefishtë të krijuar nga Apple , ndërsa Iphone i ri XS gjithashtu mund të ketë një ekran paksa më të madh 6.1 inç. Një burim tjetër thotë se këta telefona munden të mbështesin mbushjen e dyanëshme pa tel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu