3 sekrete për të kuptuar nëse një shalqi është i pjekur

0
Gjigandi

Të blesh një shalqi është një lloj investimi me risk. Të mbuluar nga lëkura e trashë, nuk dihet kurrë si dhe cilin nga shumë frutat e ekspozuar të zgjedhim. Po a ka një mënyrë për të kuptuar nëse do jetë i mirë apo jo?

Nëse do dish çfarë dhe ku të kontrollosh mund të gjesh një shalqi të ëmbël dhe të lëngshëm. Ja ajo që do duhet të dini.

Kërkoni ‘shenjën e diellit’. Një shalqi gati për t’u prerë do ketë një njollë të verdhë të zbehtë në lëkurë. Nëse ‘shenja’ nuk është, më mirë të mos rrezikosh.

Sigurohuni që është i rëndë. Një tjetër karakteristikë që duhet konsideruar. Nëse shalqiri është me të vërtetë i rëndë, atëherë do të jetë i mirë. Sa më i rëndë të jetë, aq më mirë është… Do ankohet vetëm shpina juaj!

Tak, tak. trokisni. Sigurisht, ndonjë mund t’ju shohë si të ishit të çmendur, por ia vlen. Një zhurmë e mbytur tingëllon si urdhri ‘lëre’.

RonaTyra

Nëse shalqiri kalon këtë tri prova, ke gjetur frutin ideal për pasditen verore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu