Çdo vit kur afron sesioni i merkatos verore, presidentin e Lazios Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv Igli Tare i kap stresi dhe ankthi për të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic.
Mesfushori serb vazhdon të jetë i shumëkërkuar në merkato dhe sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, janë 3 klube të mëdha që duan tia shkëputin Lazios futbollistin ballkanas.
Manchester United, Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain, janë 3 klubet e mëdha që interesohen për shërbimet e Milinkovic-Savic dhe do ta bëjnë një tentativë këtë verë për të firmosur me serbin, por ekziston edhe mundësia që lojtari të rinovojë me Lazion me Igli Taren që i ka ofruar një marrëveshje të re me një pagë më të lartë dhe me një kohëzgjatje edhe për 3 vite të tjera.