“Situata mund të përkeqësohet”, Rama jep alarmin për gazetën spanjolle

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kriza për shkak të koronavirusit mund të përkeqësohet nëse shifrat kapërcejnë.

Gjatë një interviste për gazetën spanjolle “El Periodico”, Rama tha se ky është momenti që të gjitha shtetet e Evropës të veprojnë së bashku.

“Ajo që ndodhi në fillim ishte një shembull i qartë i shkallës në të cilën Europa është e copëtuar dhe i mungesës së aftësisë për të vepruar së bashku përballë sfidave të shumta të përbashkëta. Kjo krizë ende mund të përkeqësohet dhe ne ende nuk kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët. Shpresoj se kjo është arsyeja e mjaftueshme që ne të fillojmë të mendojmë ndryshe. Mund të flasim për vende të pasura dhe të varfëra, por ka të bëjë më shumë me kuptimin e rëndësisë së të vepruarit së bashku. Në Europë ka shtete më të pasura se të tjerat, por edhe këto janë shumë të vogla në tryezën globale”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu