Kryeministri Edi Rama ka uruar 29- vjetorin e Partisë Socialiste me një video për historikun e saj.
Rama shkruan se PS është forca më e madhe politike në vend, e cila ka pasur shkëlqim e rënie, ka fituar e ka humbur zgjedhje, por kurrë nuk ka gabuar duke cënuar interesin kombëtar.
Po ashtu kryeministri shkruan se PS gjithmonë ka ditur të ripërtërihet duke e shfaqur në video evolucionin e saj nga fjalimi historik i Dritëroi Agollit më 11 qershor 1991 gjatë Kongresit të 10-të të PPSH kur kërkonte rinovim të partisë, nga e cila lindi dhe PS, tek Fatos Nano dhe më pas Edi Rama.
Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES😊
Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…
Shkruar nga: top-channel.tv