Porti i Durrësit/ Berisha: Rama shkeli Kushtetutën

0
Gjigandi

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe marrëveshjen e Asociimit me BE-së, me firmosen e Porti të Durrësit.

Berisha tha se marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe duhet ta firmoste Ministrja e Financave.

“Marrëveshja nuk firmoset nga kryeministri, por nga ministrja e financave. Ndoshta nuk ka pranuar Arben Ahmetaj ta pranojë, por marrëveshja ka firmën e Ramës.

Kjo marrëveshje shkel Kushtetutën e Shqipërisë, dhe marrëveshjen e Asociimit me BE, në të cilën Shqipëria zotohet në në 70, 71 dhe 74 që në të gjitha marrëveshjet që të gjitha garat dhe renderat do të jetë e hapur për kompanitë e BE-së.

A kishte  garë, Jo, kjo marrëveshje kaloi me shpejtësi, duke thyer ligjet e vendit tonë por edhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu