Kryeministri grek vjen në Himarë me helikopter ushtarak, pritet me lule. E shoqëron Pirro Dhima

0
Gjigandi

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në territorin shqiptar me një helikopter ushtarak.

Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.

Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, ndërsa u prit nga disa të rinj me tufa me lule.

“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.

Më pas Mitsotakis u shoqërua nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonias.

RonaTyra

Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu