Kuvendi rinis sot seancën maratonë, pritet votimi për Avokatin e Popullit dhe anëtarin e GJK

0
Gjigandi

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot në orën 10:00.

Një ditë më parë, Kuvendi nuk arriti dot të votonte projektligjet dhe projektvendimet e parashikuara për t’u miratuar, ndaj u vendos që seanca të vijonte edhe sot.

Dje, seanca e fundit parlamentare për këtë vit, u shoqërua me debate jo vetëm mes opozitës dhe mazhorancës, por edhe mes vetë demokratëve. Kjo pasi procedurat e ndjekura për të marrë fjalën në seancë u shndërruan në një “mollë sherri” mes vetë deputetëve, tashmë të renditur një pjesë në krah të Sali Berishës, e të tjerë me Enkelejd Alibeaj.

Në fund të tensioneve mes demokratëve, Lindita Nikolla pezulloi nga seanca deputetin Flamur Noka.

Sot në votim është zgjedhja e Avokatit të Popullit, vendime dhe projektligje të tjera të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

RonaTyra

Në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për lnformimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu