Të armatosur/ Arrestohet sërish reperi grek, në pranga 2 shqiptarë

0
Gjigandi

Reperi grek Trannos, është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Omonias, së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për armë pa leje. 22-vjeçari është arrestuar sërish, me të njëjtën akuzë, në 31 maj 2022, në Burnazi.

Sipas mediave greke, efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm ndaluan pak pas orës 4 të mëngjesit për kontroll në rrugën Iakhou në Omonia, një automjet tip xhip, në të cilin ishin katër persona, këngëtarja 31-vjeçare greke, reperi dhe dy shqiptarë, 32 dhe 37 vjeç.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjet një pistoletë, e cila nuk kishte lejë ligjore për posedim. Më pas u arrestuan katër personat, ndërsa pistoleta u konfiskua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu