Marina amerikane ka njoftuar se të paktën 18 ushtarakë kanë vdekur pas zjarrit madhor që përfshiu dje anijen e sulmit USS Bonhomme Richard, i cili shkaktoi një seri shpërthimesh në bord.
Incidenti ndodhi teksa luftanija ishte e ankoruar në bazë dhe të paktën katër civilë në tokë pranë saj, u plagosën.
Aeroplanmbajtësja ishte në proces mirëmbajtjeje. Ekuipazhi i saj i kalon 1000 marinarë dhe të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.
SHBA kohët e fundit po i jep një rëndësi të shtuar aeroplanmbajtëseve të vogla amfibe të kësaj kategorie, të cilat mund të kryejnë transportin dhe zbarkimin e mijëra marinsave në tokë armike por funksionojnë dhe si avionë-mbajtëse.
Aeroplanmbajtëset e mëdha si Nimitz e Gerald Ford Class kanë kosto të mëdha shërbimi dhe mjetet më të vogla konsiderohen si më optimale.
Aeroplanmbajtëse të tilla të kategorisë Wasp mund të dislokojnë rreth 20 avionë gjuajtës të tipit Harrier II apo ato më të rinj F-35B, të cilët mund të përdorin pista më të shkurtra apo dhe ulje e ngritje vertikale.
Burimi: top-channel.tv