17 vjeç shënoi golin e parë në Serie A, shuhet legjenda e Interit

0
Gjigandi

Mario Corso, një nga protagonistët e Interit të madh të Helenio Herrera, ka ndërruar jetë. Ai do të mbushte 79 vjeç më 25 gusht teksa ndodhej i shtruar në spital me ditë të tëra. Atë e quanin “këmba e majtë e Zotit”, ndërsa luajti me fanellën e Interit nga viti 1957 deri më 1973.

Ai e shënoi golin e parë në Serie A me fanellën zikaltër në moshën 17 vjeç dhe 92 ditë. Spikati në futboll me këmbën e majtë, mbahet mend si një nga simbolet e Interit të madh, me 502 ndeshje dhe 94 gola zikaltër. Lajmi u dha nga klubi zikaltër në faqen e tij zyrtare: “Me këmbën e tij të majtë, ai simbolizoi një epokë të futbollit me Interin. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë moment të vështirë”.

Fjalët e Moratti – Massimo Moratti e kujton kështu Mario Corso: “Ai ishte futbollisti i vetëm, që Pele do ta kishte dashur të luante me Brazilin e tij”. Më tej, ish-presidenti i Interit shton: “Corso ishte i preferuari im tek Interi i madh. Babai im, gjithashtu, e donte shumë atë. Gjithmonë mbeti pranë familjes sonë. Teknikisht i shkëlqyer, goditje dënimi fatale për kundërshtarët, ishte kënaqësi ta shihje atë duke luajtur…”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu