15 vjeçarët e Dritës të cilët po mahnisin me lojën e tyre të bukur

0
Gjigandi

Shkolla e Futbollit “Drita” është organizuar prej kohësh dhe në vazhdimësinë e saj ka filluar edhe të vjel frytet e para të saj. Klubi ‘bardhekaltër’ u shpall kampion i regjionit të Gjilanit në grupmoshën e 15 vjeçarëve në edicionin e fundit, shkruan Gazetasheshi. Por, suksesi i arritur nuk duket rastësi.

Njomakët e udhëhequr nga ish-futbollisti i kësaj skuadre, Ardian Latifi me plot sukses kanë mbyllur një edicion të vështirë, derisa kanë shfaqur ndeshje fantastike.

Për vetëm nëntë ndeshje të zhvilluara ata regjistruan bilanc prej tetë fitoresh dhe vetëm një barazim, derisa realizuan 39 gola dhe vetëm dy i pësuan.

Pas përhapjes së pandemisë në vendin tonë u ndërprenë garat në kategoritë e grupmoshave, derisa me shumë meritë këtij ekipi i takoi epiteti i skuadrës kampione.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni disa sekuenca të shkurtëra gjatë ndeshjeve të kësaj skuadre me shumë kreativitet, ndërtime dhe imagjinatë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu