Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës ka vizituar gjatë ditës së sotme stadiumin e qytetit “Haxhi Islami”.
Me këtë rast ministrja Dumoshi dha një lajm të mirë për futbolldashësit e Pejës, pasi që për një kohë shumë të shkurtër sipas saj ky stadium do ti plotësoj kushtet e kategorisë së katër të UEFA-s.
Dumoshi: Stadiumet do t’i kenw kriteret e UEFA-s
“Të gjitha stadiumet të cilat ndërtohen duhet t’i kenë edhe kriteret e UEFA-s. Ky stadium do ta ketë kategorinë e katërt, kështu që është kategoria më e lartë e cila do ti plotësoj kushtet që një të ardhme të afërt qysh mendojmë me dinamikën e punës të shpejtohet dhe të jetësohet ky projekt. Në Pejë mundet me qenë edhe ndonjë lojë ndërkombëtare”, tha Dumoshi.
Kryetari i Komunës së Pejës me rastin e vizitës së këtij stadiumi tha se shpreson që ky stadium të kryhet sa më shpejtë për t’i shërbyes sportistëve pejanë.
Muhaxheri: Shpresoj që ky stadium të kryhet sa më shpejtë
“Shpresojmë që ky stadium të kryhet në afat të më optimal në të ardhmen dhe të ju shërbejë sportistëve të komunës së Pejës dhe regjionit”, tha ai.
Projekti për renovimin e stadiumit të “Haxhi Islami” në Pejë do të kushtojë 9 milionë euro.