​Selimi: Bashkatdhetarët tanë, zë i fuqishëm i Kosovës dhe forcë kyçe e ekonomisë sonë

0
Gjigandi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi me rastin e vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë me qëllim për të bashkëbiseduar dhe për t’i informuar për veprimet dhe situatën aktuale në Kosovë.

Ministri Selimi nga afër ka dëgjuar sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët shqiptar dhe njëherit iu është përgjigjur edhe interesimit të tyre të madh për të ditur më shumë rreth ngjarjeve të cilat po zhvillohen në vend.

Selimi theksoi se ndihet krenar me të gjithë bashkatdhetarët tanë, duke vlerësuar lartë kontributin e dhënë ndër vite për atdheun si dhe ka përshëndetur investimin që kanë bërë për fëmijët e tyre të cilët përherë e më shumë janë duke u integruar në pozitat më të mira në shtetet ku jetojnë dhe ka falënderuar të gjithë ata të cilët sot Kosovën e shohin si vend për tu kthyer dhe kontribuar me potencialin dhe përvojat e tyre më të mira.

“Bashkatdhetarët tanë kanë qenë zë i fuqishëm i Kosovës në momentet më vendimtare, forcë kyçe e ekonomisë sonë dhe referencë e përhershme e atdhedashurisë” tha Selimi.

Ministri gjatë takimit i ka njoftuar të pranishmit me hapat të cilat po i ndërmarr Qeveria e Kosovës për diasporën me qëllim për të mundësuar një angazhim më të madh të shqiptarëve jashtë vendit në institucionet e Kosovës.

RonaTyra

“Përfshirja e të rinjve dhe angazhimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës është hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për vendin tonë meqenëse këta të rinjë sjellin përvojat më të mira nga shtetet më të zhvilluara dhe njëherit mundësojnë që të kemi një koordinim më të madh në mes të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit” tha Selimi.

Ministri Selimi shfrytëzoi rastin për të përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të partive shqiptare në Luginë për të qeverisur Bujanocin, duke e parë si të arritur shumë të rëndësishme për shqiptarët atje. Ndërkohë, në Maqedoni, tha Selimi, sot kemi më shumë deputetë shqiptar se asnjëherë më parë, derisa në Kosovë pavarësisht dallimeve politike që mund të kemi, qëllimet i kemi të përbashkëta dhe si të tilla edhe do t’i jetësojmë.

Ministri Selimi në bashkëbisedim me bashkatdhetarët, i ka njoftuar edhe për punën dhe angazhimet e tij si Ministër i Drejtësisë, reformat të cilat janë duke i ndërmarr, si dhe proceset tjera të rëndësishme të cilat synon t’i përfundon gjatë mandatit të tij.

Po ashtu, në takim me përfaqësuesit e Organizatës Studentore “Vlera”, ministri Selimi u pajtua për realizmin e një memorandum mirëkuptimi për mundësimin e kryerjes së praktikës për të rinjtë tanë në perëndim në Ministrinë e Drejtësisë.

“Takimi me shqiptarët në Belgjikë mbetet frymëzim dhe përgjegjësi për tu angazhuar edhe më shumë që Kosovën ta bëjmë vendin të cilin e dëshiron çdo shqiptar. Dhe jo shumë larg nga ky moment”, tha Selimi duke shtuar se Kosova do të jetë vend i mundësive dhe perspektivës për të gjithë qytetarët e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu