​Në Vushtrri 92 raste aktive me COVID-19

0
Gjigandi

92 raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Vushtrrisë, e që gjendja e tyre është stabile dhe shumica prej tyre janë duke u trajtuar në vetëizolim.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, thotë për KosovaPress se shumica e të prekurve me COIVD-19 në këtë komune janë në vetëizolim pasi që gjendja e tyre është stabile.

Sylejman Meholli, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë

Meholli: Numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Vushtrrisë janë 92

“Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Vushtrrisë janë 92 raste aktive, të cilët shumica prej tyre janë në vetizolim, pra janë në kushte shtëpiake duke marr terapitë e trajtimit karshi protokolleve mjekësore të OBSH-së, IKSHPK-së dhe MSH-së. Gjendja shëndetësore e tyre në përgjithësi është stabile, rastet të cilat janë me shenja më të shprehura klinike dhe që kërkojnë një tretman më intensiv përfshirë edhe oksigjenoterapinë janë të shtrirë në Klinikën Infektive”, thotë ai.

RonaTyra

Ditëve të fundit Komuna e Vushtrrisë ka shënuar numër më të vogël të rasteve krahasuar me javët e fundit të muajit qershor që kishte numrin më të madh të të prekurve me COVID-19.

Në rënie të numrit Meholli thotë se ka ndikuar vetëdijësimi i qytetarëve se duhet të mbahet maska, distanca dhe higjiena personale.

Meholli: Kemi pasur përmbi 200 raste aktive tashmë kemi vetëm edhe 92 raste aktive

“Në dy tri javët e fundit, Komuna jonë është prej komunave të rralla në Republikën e Kosovës që trendin ose lakoren epidemike të rasteve me COVID-19 e ka në rënie e sipër. Pra, derisa para diku rreth tri javësh kemi pasur përmbi 200 raste aktive tashmë kemi vetëm edhe 92 raste aktive dhe presim akoma që të zvogëlohet numri i rasteve aktive. Sepse thash edhe më parë ka disa javë që numri i rasteve të shëruara është duke e mbizotëruar në vazhdimësi numrin e rasteve të reja dhe kjo ka bërë që të zvogëlohet numri i tërësishëm i rasteve aktive me COVID-19”, tha Meholli.

Meholli deklaroi se si Komunë janë duke iu qëndruar afër të gjithë pacientëve me COVID-19 e që janë në vetëizolim.

Meholli: Po e bëjmë të pamundurën që të jemi afër këtyre rasteve

“Përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ekipeve tona të terrenit po e bëjmë të pamundurën që të jemi afër këtyre rasteve përmes vizitave dhe përmes kontakteve të rregullta telefonike që ekipet tona i marrin familjet e prekura dhe rastet e prekura me COVID-19 në lidhje me shqetësimet që ata kanë. Megjithatë akoma më shumë do të bëjmë përpjekje edhe në ditët e ardhshme që të forcojmë ekipet tona të terrenit në mënyrë që të jemi sa më afër tyre”, deklaroi ai.

Në Komunën e Vushtrrisë janë 92 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 414, të shëruar janë 313 raste dhe të vdekur janë 9 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu