Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot një grup të rinjsh nga Tresteniku i Drenasit, të cilët u anëtarësuan në AAK, që deri tani ishin pjesë e partisë Nisma Socialdemokrat.
Haradinaj ka thënë se AAK është bërë adresë e aderimeve të rinisë.
“Aleanca është bërë adresë e aderimeve nga rinia. Përkrahja që ne i kemi dhënë vazhdimisht përfshirjes së rinisë në vendimmarrje, ka krijuar një energji pozitive drejt fuqizimit të organizatës sonë.
Sot prita të rinjtë nga Tresteniku i Drenasit, që kanë vendosur të rrugëtojmë së bashku në AAK”, ka shkruar Kryetari Haradinaj.
Ai i ka siguruar të sapo anëtartsuarit se do ta kenë përkrahjen e tij të vazhdueshme, në angazhimin e tyre në proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të mirëqenies së qytetarëve.