Këshilli Bashkiak i Korçës miratoi përjashtimin nga pagesa e tarifës për zënien e hapësirës publike për muajin qershor për 354 subjekte.
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton se nga masa lehtësuese kanë përfituar edhe 56 subjekte të transportit të udhëtarëve në linjat urbane dhe ndërurbane.
Këto subjekte për periudhën mars e deri në rinisjen e aktivitetit do të përjashtohen nga pagesa e tarifës së parkimit. Transporti publik qytetas dhe ndërqytetës është njëri nga sektorët më të goditur si rezultat i epidemisë së coronavirus.
Shoqatat e transportit kanë kërkuar ndihmën e qeverisë, ndërkohë janë shprehur se me kushtet e diktuara nga masat anti-covid e kanë të pamundur në aspektin financiar të vazhdojnë aktivitetin e tyre.