“Рërse jam kaq i varfër? Çfarë kam bërë?”, përgjigja që i dha dijetari do t’ju mbesë në mendje

0
Gjigandi

Një herë një njeri i varfër e pyet një dijetar:

I nderuarë,më thuaj pse jam kaq i varfër,çfarë kam bërë të jem kaq i varfër!?

Sepse nuk ke mësuar të dhurosh i përgjigjet i urti!

I varfëri: Si mund të jap kur nuk kam unë asgjë!

Dijetari: Në fakt, ti ke më shumë gjëra që të tjerët nuk i kanë.Ke fytyrën me të cilën mund të dhurosh buzëqeshje,ke gojën me të cilën mund të dhurosh urtësi dhe ngushëllim të tjerëve, ke zemrën të cilën mund ta hapësh për të tjerët, ke sytë tek të cilat mund të shohësh të mirat tek të tjerët, ke trupin të cilin mund ta përdorësh për të ndihmuar të tjerët.

Ti në fakt nuk je fare i varfër, sepse varfëria e vërtetë është varfëria e shpirtit iu përgjigjë njeriu i urtë.

Varfëria është e përkohëshme, varfëria e vërtetë është në shpirt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu