Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried këtë të premte do të mbërrijë në Tiranë.
Gjatë vizitës së saj zyrtare, ajo pritet të takohet me nënkryetarët e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e përrgjithshëm Gazment Bardhi.
Takimi do të zhvillohet në orën 10:45 në kryesinë e Kuvendit.
Pas vizitës në Kosovë ditën e djeshme, zyrtarja e lartë amerikane sot viziton Serbinë, ku do ta nxisë lidershipin vendas të avancojë me reformat për integrimin e tij europian, të ndikojë për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal si dhe do të diskutojë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe të sigurisë dhe ato ekonomike.
Në 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjet të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, e do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen e forte te SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.