ZYRTARE! Rangnick mes dy karrigeve, caktohet edhe trajner i kombëtares së njohur

0
ZYRTARE! Rangnick mes dy karrigeve, caktohet edhe trajner i kombëtares së njohur
Gjigandi

Pas disa ditësh thashethememe ka mbërritur njoftimi zyrtar: Ralf Rangnick është trajneri i ri i kombëtares së Austrisë në futboll. Trajneri aktual i përkohshëm i Manchester United, i cili sezonin e ardhshëm do të zëvendësohet nga Erik Ten Hag, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur kombëtarja austriake përmes një deklarate zyrtare, po ashtu edhe vetë Manchester United, i cili ka konfirmuar qëndrimin e Rangnick te “Djajtë e Kuq” si konsulent duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Pra, gjermani do të mbajë dy poste të rëndësishme njëkohësisht, do qëndrojë mes dy karrigeve, si thuajse asnjë tjetër koleg i tij, teksa e ka shpjeguar vetë këtë vendim për faqen zyrtare të Manchester United:

“Do të marr përsipër trajnerin e kombëtares së Austrisë në fund të sezonit, por do të vazhdoj edhe konsulencën time për Manchester United. Mezi pres ta luaj rolin tim për ta ndihmuar Manchester United të bëhet sërish një forcë e vërtetë.

Është një nder për mua të marr rolin e trajnerit të Austrisë. Perspektiva për të garuar në Kampionatin Evropian të radhës me një ekip të ri dhe të etur për sukses më mbush me pritshmëri të mëdha”.

RonaTyra

Kujtojmë se trajneri gjerman i mori frenat e drejtimit në “Old Trafford” në nëntor 2021, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer dhe një mandati të shkurtër në detyrë nga Michael Carrick. Kjo nuk do të jetë përvoja e parë në Austri, ku ka punuar si drejtor futbolli te Red Bull Salzburg midis viteve 2012 dhe 2015. Megjithatë, gjermani do ta bëjë “sefte” në drejtimin e një kombëtareje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu