Zyrtare: Dortmundi e blen talentin anglez për 27 milionë euro

0
Gjigandi

Jude Bellingham është blerja më e re e Borussias së Dortmundit. 17-vjeçari u zyrtarizua nga klubi gjerman pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore.

Për talentin anglez verdhezinjtë shpenzuar plot 27 milionë euro, plus bonuset (në varësi të numrit të paraqitjeve dhe arritjeve të futbollistit) një shifër rekord për një lojtar kaq të ri (17 vjeç i ka mbushur më 29 qershor).

Në garë për talentin e Birminghamit ishte edhe Manchester United, por oferta e Borussias ishte më bindëse.

Bellingham, i cili vlerësohet si një nga talentet më të mëdha të Europës, vendos t’i bahskohet klubit ideal që promovon lojtarët e rinj. Mjafton të kujtojmë një tjetër anglez, Jadon Sancho, që tashme vlerësohet mbi 100 milionë euro.

“Nuk mund ta falënderoj Birmingham City aq sa duhet për atë që bëri për mua që kur erdha në klub kur isha shtatë vjeç,” –tha Bellingham.

RonaTyra

“Jam vërtet i entuziazmuar që bashkohem në një nga klubet më të mëdha në Evropë. E kisha të lehtë që ta merrja vendimin, duke patur parasysh sa i ndohmon të rinjtë ky klub. Po pres me padurim të luaj në një prej stadiumeve më të bukura në botë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu