ZYRTARE! Chelsea gjen pronarin e ri amerikan, Abramovic e shet për shumën e çmendur

0
Gjigandi

Marrëveshja e propozuar, e shpallur nga klubi përmes një deklarate në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duhet të miratohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Premier League, përpara se të përmbyllet. Chelsea thotë se kjo marrëveshje pritet të përfundojë në fund të majit.

Grupi i kryesuar nga pronari i “Dodgers”, Todd Boehly, i cili ka mbështetjen e “Clearlake Capital”, një firmë investimesh amerikane, mundi konkurrencën e vonë nga ofertuesi 4.25 miliardë £, Sir Jim Ratcliffe, dhe konsorciumet e tjerë të udhëhequr nga Stephen Pagliuca e Sir Martin Broughton për ta fituar “ankandin”.

Chelsea kishte kohë deri më 31 maj për të gjetur një ofertues të ri, pasi licenca e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për për të operuar mbaronte në atë datë. Me “Raine Group”, i punësuar nga Abramovich për të mbikëqyrur shitjen e klubit, pasi ka zgjedhur ofertuesin e tij të preferuar, qeveria mund të lëshojë një licencë të veçantë për të lejuar shitjen e klubit të Premier League.

Premier League do të mblidhet më 8 qershor për të krijuar sezonin e ri, kohë në të cilën Chelsea do të duhet të ketë një licencë për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm. Chelsea tha përmes një deklarate:

“Nga investimi total i bërë, 2.5 miliardë £ do të aplikohen për blerjen e aksioneve në klub. Të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për t’i dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich.

Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të angazhojnë 1.75 miliardë £ investime të mëtejshme për rritjen e klubit. Kjo përfshin investime në ‘Stamford Bridge’, akademi, ekipin e femrave dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu