Zymberi për Munishin: Ai çdo javë akuzon dikë

0
Gjigandi

Ballkani ka marr një tjetër fitore të madhe, kësaj radhe duke fituar në udhtim te Dukagjini me rezultatin, 5:1.

Blend Baftiu shkëlqeu në këtë duel duke shënuar tre gola, dy prej të cilëve i shënoi nga penalltia dhe një eurogol nga gjuajtja e lirë.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se një skuadër po tenton me çdo kusht të bëhet kampion.

“Krejt dynjaja e dijnë se cilat ndeshje ishin miqësore. Një skuadër para dy vjetëve është dalur kampion dhe po tentojnë me çdo kusht ta bëjnë këtë gjë sërish.Nuk dua të them se cila është ajo skuadër sepse më pas më dënojnë”, tha Munishi pas ndeshjes.

Kurse, skuadra që Munishi veçse e ka pasur fjalën, pandryshim që është ajo e Dritës.

RonaTyra

Për këtë, gazeta ka marrë një prononcim nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Ky i fundit ka thënë se deklaratat e Ismet Munishit nuk i bëjnë përshtypje fare.

“Deklaratatë e Ismet Munishit nuk na bëjnë përshtypje”, tha fillimisht Zymberi.

“Ai çdo javë akuzon dikë, nuk është diçka e re”.

“Nuk mund të bijmë në atë nivel sa të komentojmë akuzat e tij. Ne do të vazhdojmë përpara drejt synimeve tona”, përfundoj Zymberi.

Për këtë temë, gazeta ka marrë edhe një prononcim nga kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Ky tha se e vetmja gjë se çfarë kundërshtarët e tyre mund të bëjnë, është të flasin ndaj tyre.

“Nuk dua të komentoj çdo deklaratë të tjerëve, mirëpo po shihet qartë se të gjithë merren me ne sepse jemi në pozitën e parë dhe ndoshta e gjitha çfarë mund të bëjnë ndaj nesh është të flasin”, deklaroi Limani për Gazetën Olle.

“Drita ka qenë kampione para dy vitesh dhe do të jetë edhe shumë herë të tjera, me imazh të pastër dhe askush nuk mund ta na humb meritat”.

“Unë, shpresoj që të vazhdojmë në këtë formë që po kalojmë dhe në fund të shpallemi kampion. Nëse dikush tregohet më i fortë se ne, ne nuk do të flasim të tilla gjëra për ta, vetvm do ta urojmë”, përfundoi Limani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu