Zoti ju marroftë, kështu të pafytyrit e sportit lartësojnë kriminelët e luftës së Kosovës

0
Gjigandi

Serbia vazhdon t’i nderojë kriminelët e luftës të gjallë e të vdekur, në vend që t’i gjykojë dhe t’ua jep dënimin e merituar. 

Aq më keq edhe sporti atje është i lidhur ngushtë me politikën shoveniste serbe dhe më së miri tregon edhe muralja për një kriminel para një palestre. MIralja iu bë kriminelit që u vra në Koshare të Republikës së Kosovës, Dragan Marinkoviqit. Edhe një dëshmi se Beogradi ende vajton kriminelët e saj dhe në vend që t’i dënojë për gjenocid në popullatën shqiptare.  

Politika dhe sporti kanë një mendësi në Serbi. 

Tifozët e Partizanit të Beogradit, “Grobari” , që njihen si tifozët më famëkeq së bashku me “Delije-n” e Cërvena Zvezdës,  vazhdojnë me primitivizmin e tyre dhe sigurisht se janë të ndërsyer edhe nga vet klubet e politika e Beogradit. 

Sipas një gazete serbe “Kurir”, që gjithnjë shkarravit, shkruan kësisoj: “Heroi nga Kosharja, Dragan Marinkoviq (1978-1999), në një murale në Sallën e Sporteve në Padinska Skela, falë tifozëve të Partizanit nga ajo pjesë e qytetit.

RonaTyra

Ushtarët që vdiqën në Koshare, në kufirin serbo-shqiptar nga agresioni 78 ditë i NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999, ende nuk kanë një monument të përbashkët, të cilin e meritojnë për një kohë të gjatë”, shkarravit turpshëm “Kurir”. “Përfaqësuesit e shoqatës “Grobari Padinjak” deklaruan se aspirata dhe qëllimi i tyre i tërë veprimit është t’i bëjnë homazh heroit nga Kosharja, Dragan Marinkoviq, duke e bërë këtë murale, por edhe për të mbledhur ndihmë financiare për luftëtarët nga Kosharja!”, shkruan më tej. “I gjithë aksioni dhe realizimi i tij u bë nga tifozët e Partizanit, “Grobari Padinjak”, por edhe miqtë tanë që nuk janë anëtarë u bashkuan gjithashtu me ne”, ka shkruar ky farë mediumi.

Ne i respektojmë të gjithë së paku aq sa ai na respekton, mund të falim, por të mos harrojmë! Dhe, natyrisht, ta duam Nënë Serbinë pa rezervë ”, thuhet në njoftimin e shoqatës” Grobari Padinjak “. Zoti ju marroftë, kështu të pafytyrit lartësojnë kriminelët e luftës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu